Presidenti francez, Emmanuel Macron, u ka bërë thirrje partive politike që të punojnë së bashku për të formuar një koalicion qeverisës, pasi zgjedhjet e parakohshme nuk e kanë përcaktuar asnjë fitues.
Macron, i cili nuk ka folur publikisht që nga votimi në rudin e dytë, përmes një letre ka thënë se partitë janë shumë larg shumicës absolute.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Asnjë forcë politike nuk ka shumicë të mjaftueshme”, ka thënë të mërkurën Macroni.
Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që identifikohen “me institucionet republikane, sundimin e ligjit, parlamentarizmin, qëndrim pro-evropian dhe pavarësinë franceze, që të kenë dialog të sinqertë për të ndërtuar një shumicë solide – domosdoshmërisht pluraliste – për vendin”.