Botë

Macroni thotë se civilët dhe gazetarët duhet të mbrohen

Emmanuel Macron

Foto: Associated Press

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i është përgjigjur sulmeve të sotme në Gaza, përkatësisht në spitalin Nasser.

Ai i ka quajtur ato “të patolerueshme”, duke nënvizur se civilët dhe gazetarët “duhet të mbrohen në të gjitha rrethanat”.

“Media duhet të jetë në gjendje të kryejë misionin e saj lirisht dhe në mënyrë të pavarur për të mbuluar realitetin e konfliktit. Ndihma humanitare duhet të kthehet. Ne i bëjmë thirrje Izraelit të respektojë ligjin ndërkombëtar”, ka deklaruar Macron.

Ai është në mesin e disa udhëheqëseve ndërkombëtarë që iu përgjigjën sulmit deri më tani.

Ministria e jashtme e Gjermanisë ka thënë se është “e tronditur” nga vrasja e disa gazetarëve, punonjësve të shpëtimit dhe civilëve të tjerë. Ka bërë thirrje që sulmi të hetohet.