Presidenti kinez Xi Jinping është mirëpritur të hënën nga presidenti francez, Emmanuel Macron në Pallatin Elysee në Paris.
Franca është ndalesa e parë e udhëtimit evropian të Xi, që synon rindërtimin e marrëdhënieve në një kohë tensionesh globale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas Francës të hënën dhe të martën, lideri kinez do të shkojë në Serbi dhe Hungari.
Gjatë vizitës shtetërore dy ditore të presidentit kinez në Francë, Macroni pritet t’i bëjë presion presidentit Xi që të përdorë ndikimin e tij për ta shtyrë Rusinë drejt përfundimit të luftës në Ukrainë.
Udhëheqësit pritet të diskutojnë gjithashtu mosmarrëveshjet tregtare mbi makinat elektrike, konjakun dhe kozmetikën, raporton “Associated Press”.