François Bayrou, aleat i presidentit Emmanuel Macron, është emëruar kryeministër i Francës, pasi votimi historik i mosbesimit të javës së kaluar i dha fund koalicionit të Michel Barnierit.
Bayrou, 73 vjeç, është lideri i partisë së qendrës “MoDem”, vjen nga Franca jugperëndimore dhe e quan veten "njeri i fshatit". Një ish-ministër i Arsimit dhe kryetar i qytetit Pau, ai ka qenë një aleat dhe besnik i ngushtë i Macronit që kur ai erdhi në pushtet më 2017.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBayrou është kryeministri i katërt francez këtë vit pasi Franca është përballur me një krizë politike në rritje në një parlament të ndarë. Qeveria e Barnierit u rrëzua javën e kaluar pas vetëm tre muajsh në detyrë dhe Macroni dëshiron të shmangë një qeveri të re që do të përballet me të njëjtin fat.
Franca është duke u përballur edhe me situatë kritike në ekonomi, sidomos për shkak të rritjes së borxhit publik dhe deficitit të madh buxhetor.
Partitë opozitare kanë kërkuar edhe dorëheqjen e Macronit, pasi buxheti për vitin 2025 ende nuk është miratuar. Por, Macroni ka refuzuar të japë dorëheqje.