Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macron padit për shpifje influencuesen amerikane që tha se gruaja e tij ka lindur mashkull

macron

Foto: Associated Press

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe bashkëshortja e tij Brigitte kanë paraqitur padi për shpifje ndaj influencueses së krahut të djathtë, Candace Owens, e cila ka pretenduar se zonja e parë e Francës ka lindur si mashkull.

Padia është paraqitur të premten në Delaware të SHBA-së dhe në të thuhet se Owens ka shpërndarë “trillime shpifëse dhe të pabesueshme”, raportoi BBC. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Owens vazhdimisht ka përsëritur pretendimet në podcastin e saj dhe rrjetet sociale. Në mars të vitit 2024 ajo pati deklaruar se do ta vinte reputacionin e saj profesional në rrezik mbi atë se Briditte Macron “është në fakt një burrë”.

Teoria ka qarkulluar me vite se Brigitte Macron ka lindur mashkull dhe quhej Jean-Michel Trogneux. Owens e ka shpërndarë këtë teori me audiencën e saj prej gati 7 milionë ndjekësish.

Macron thuhet se i ka kërkuar disa herë Owensit që ta tërhiqte deklaratën.