Botë

Macron: Njohja e Palestinës është e vetmja mënyrë për të ofruar zgjidhje politike

Emmanuel Macron

Foto: Associated Press

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se "njohja e shtetit palestinez sot është e vetmja mënyrë për të ofruar një zgjidhje politike për një situatë që duhet të ndalet".

Franca pritet të njohë shtetin palestinez në një konferencë të OKB-së të hënën.

Ai i ka thënë CBS News, se njohja është fillimi i një procesi politik, duke shtuar se menjëherë pas kësaj ai pret një armëpushim, lirimin e të gjithë pengjeve dhe rikthimin e ndihmës humanitare që arrin në Gazë.

Macroni gjithashtu ka thënë se thirrja e tij për njohjen e një shteti palestinez dhe kundërshtimet e tij ndaj luftës së vazhdueshme në Gazë nuk janë antisemite.

Në intervistë, Macroni gjithashtu ka përmendur faktin që ambasadori i SHBA-së në Francë, Charles Kushner - djali i të cilit është i martuar me vajzën e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka e ka akuzuar publikisht atë se nuk po bën mjaftueshëm për të luftuar antisemitizmin në Francë.

Në gusht, Kushner ka thënë gjithashtu se qëndrimi i politikës së jashtme të Francës ishte i ngjashëm me incidentet e brendshme të dhunës kundër popullit hebre në Francë.

Lexo përditësimet tjera
Emmanuel Macron

Franca dhe Belgjika pritet ta njohin sot shtetin palestinez

Më shumë vende, përfshirë Francën dhe Belgjikën, pritet të njohin shtetin palestinez gjatë një konference të...