Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macron thotë se Franca mund ta njohë një shtet palestinez në qershor

Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se vendi i tij mund të marrë vendim për ta njohur një shtet palestinez qysh në qershor të këtij viti. 

Ai në një intervistë për kanalin “France 5” ka treguar se synimi është të merret vendimi në konferencën e përbashkët të Kombeve të Bashkuara që do ta bashkëkryesojë me Arabinë Saudite në New York në qershor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne duhet të shkojmë drejt njohjes dhe për këtë arsye, në muajt e ardhshëm do ta bëjmë këtë”, tha ai në një intervistë për kanalin France 5. “Qëllimi ynë është diku në qershor, kur ne, me Arabinë Saudite, do të kryesojmë këtë konferencë ku mund të finalizojmë këtë lëvizje të njohjes reciproke nga shumë njerëz”.