Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania janë kundërshtarët kryesorë të hyrjes së Ukrainës në NATO, raporton agjencia e lajmeve DPA.
Përpara samitit të NATO-s në Uashington të martën, Macroni vuri në dukje “kundërshtimin e fortë” të SHBA-së dhe Gjermanisë ndaj ftesës së Ukrainës për t'u bashkuar me aleancën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në fund të fundit, ftesa e Ukrainës në NATO do të jetë vendimi i aleatëve”, ka thënë presidenti francez.
Macron përmendi ngjarjet e samitit në Vilnius, kur Kievit iu refuzua ftesa për t’u bashkuar me aleancën, pavarësisht kritikave publike nga pala ukrainase.
“Ukrainasit u mërzitën shumë kur arritën në përfundimin se dera (për NATO) ishte e hapur, por jo aq shumë. Dhe mendoj se skenari për samitin e Uashingtonit është i njëjtë”, ka thënë Macron.