Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dekoruar me çmimin më të lartë të Francës udhëheqësin më të famshëm indigjen të Amazonës, Raoni Metuktire, për kontributin e tij në mbrojtjen e pyjeve të Amazonës, raporton agjencia “AP”.
Presidenti Macron u prit nga presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva në Belem, e prej aty ata udhëtuan me varkë për në ishullin Combu, ku u takuan me udhëheqësin indigjen, të cilin e dekoroi me çmimin “Legjioni i Nderit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇmimi francez “Legjioni i Nderit” iu jepet qytetarëve francezë dhe të huajve që shquhen për aktivitete në skenën globale.
Vizita e Macronit vjen pasi marrëdhëniet midis Francës dhe Brazilit ishin përkeqësuar në mënyrë dramatike gjatë mandatit të paraardhësit të Lulas, Jair Bolsonaro.
Presidenti francez fajësoi vazhdimisht Bolsonaron për mosmbrojtjen e mjaftueshme të pyllit të Amazonës.