Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lukashenko: Secili provokim do të përballet me forcë

Ukraina, Rusia, Bjellorusia

Lideri bjellorus

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka inspektuar një batalion tankesh pranë kufirit të Lituanisë dhe ka urdhëruar që “secili provokim të përballet me forcë”.

Nga Zyra e tij kanë thënë të martën se Lukashenko paralajmëroi se çdo shkelje e kufirit do të kundërpërgjigjet me mjete të luftës, raportoi TheGuardian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë e them publikisht: Secili provokim duhet të ndalohet me mjete ushtarake. Çdo shkelje e kufirit shtetëror është sulm që duhet të kthehet”, ka thënë lideri bjellorus në Telegram, njëherit aleat i ngushtë i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Bjellorusia po e mbështet Putinin në agresionin e nisur në Ukrainë. Ai e ka ndihmuar Putinin që trupat ruse të kalojnë në Ukrainë nëpërmjet kufirit bjellorus.

Në anën tjeter, Lituania, anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s i ka ofruar mbështetje opozitës bjelloruse.