Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë të martën se shteti i tij “nuk dëshiron të luftojë” por “është duke u përgatitur për luftë”.
“Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”, ka deklaruar Lukashenko, raportoi AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne po përgatitemi për luftë, jemi duke i mësuar djemtë dhe vajzat tona, jemi duke i armatosur ata”, ka shtuar ai.
Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë ka thënë të martën se ka nisur stërvitjet e njësive të mbrojtjes në kufijtë me shtetet anëtare të NATO-s, Lituaninë dhe Poloninë.
Bjellorusia është një aleat i ngushtë i Rusisë, e cila e ka lejuar atë që t’i mbajnë disa prej armëve nukleare në territorin e saj.
Lukashenko po ashtu e ka lejuar Kremlinin që ta përdorë territorin e saj për të dërguar trupat në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.