Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lufthansa anulon 20,000 fluturime të verës për shkak të çmimit të karburantit

Lufthansa

Linja ajrore gjermane Lufthansa do të shkurtojë 20,000 fluturime të distancave të shkurtra gjatë verës, pasi ka deklaruar se çmimet e larta të karburantit i kanë bërë shumë udhëtime “jofitimprurëse” për kompaninë.

Çmimi i karburantit është dyfishuar nga lufta SHBA-Izrael me Iranin derisa konflikti ka ngadalësuar prodhimin dhe transportimin në Lindjen e Mesme, raportoi BBC. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Disa linja ajrore, përfshirë KLM të Francës dhe Deltan, po ashtu përkohësisht kanë ndërprerë disa fluturime derisa të tjerat kanë rritur çmimet e biletave.

Analistët kanë paralajmëruar se udhëtarët duhet të presin rritje të mëtejme të çmimeve të biletave dhe anulime fluturimesh.

Gjiri Persik është burim gjigant i karburantit të aeroplanëve, me rreth 50% të importeve në Evropë. Ai vjen përmes Ngushticës së Hormuzit, të cilën Irani e ka mbyllur për shkak të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë javën e kaluar paralajmëroi se Evropa mund të ketë  probleme me karburantit në javët në vijim.

Lufthansa lajmëroi se po ndërpret rrjetin e saj evropian, por se do të vazhdojë me fluturimet nëpër botë, veçanërisht ato të gjatat. Sipas kompanisë, 120 fluturimet e para janë larguar të martën. Në to përfshihet fluturimet nga Frankfurti në Poloni dhe Norvegji.