Luftëtarët kundërshtarë të qeverisë në Moskë thonë se kanë kapur dy ushtarë rusë në Belgorod, pranë kufirit me Ukrainën.
Zyrtari më i lartë i Belgorodit tha se ai kishte rënë dakord të takohej me personat që kapen ushtarët nëse këta të fundit ishin ende gjallë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRusia ka fajësuar Ukrainën për sulmet e fundit në territoret e saj kufitare, por Kievi mohon të jetë i përfshirë drejtpërdrejt.
Ushtria ruse tha të dielën se artileria e saj kishte goditur një grup "terrorist" pranë fshatit Novaya Tavolzhanka.
Më herët, një grup paraushtarakësh lëshuan një mesazh në aplikacionin Telegram, duke thënë se i kishin kapur dy burrat, por do t'i dorëzonin nëse guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, do të pranonte bisedimet.
Videoja supozohej se tregonte të dy robërit.
Mesazhi u postua nga Korpusi Vullnetar Rus (RDK) dhe u përshkrua si një deklaratë e përbashkët me Legjionin e Lirisë së Rusisë (FRL).
Të dy grupet duan të rrëzojnë presidentin Vladimir Putin dhe gjithashtu kundërshtojnë pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës i cili filloi në shkurt të vitit të kaluar.
Zyrtarët ukrainas thonë se dy organizatat paraushtarake përbëhen nga qytetarë rusë që duan të krijojnë një “zonë sigurie” për ukrainasit.
RDK u bë e njohur në mars për një bastisje ndërkufitare në rajonin Bryansk të Rusisë. Udhëheqësi i saj është një nacionalist rus me lidhje të dyshuara me neo-nazistët.
FRL konsiderohet një lloj tjetër organizate që lufton përkrah trupave ukrainase kundër forcave ruse.