Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Liderët evropianë pajtohen njëzëri që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes

Von der Leyen - Zelensky

Foto: Associated Press

Liderët evropianë janë pajtuar njëzëri në samitin e mbajtur të enjten në Bruksel që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes, shkruan BBC.

Në një deklaratë në faqen zyrtare të Këshillit Evropian është thënë se “Bashkimi Evropian do të shpejtojë mobilizimin e instrumenteve dhe financimeve të nevojshme për të forcuar sigurinë e Bashkimit Evropian dhe mbrojtjen e qytetarëve tanë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dokumenti i dakorduar midis liderëve në qendër ka planet që tejkalojnë kufizimet aktuale në shpenzimet e mbrojtjes.

Liderët gjithashtu ranë dakord që duan të shqyrtojnë planet e paraqitura nga Komisioni Evropian këtë javë për hua deri në 150 miliardë euro për shtetet anëtare.  Ata kanë mirëpritur lëvizjet e Bankës Evropiane të Investimeve dhe investitorëve të tjerë privatë që ndihmojnë vendet e Bashkimit Evropian të investojnë më shumë në mbrojtje.