Një numër i madh i liderëve evropianë kanë mbërritur tashmë në Lancaster House në qendër të Londrës, ku Sir Keir Starmer po pret një samit ndërkombëtar për sigurinë.
Ndër të parët që janë pritur nga Starmer janë presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri i Polonisë Donald Tusk, raporton Sky News.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMark Rutte, sekretari i përgjithshëm i NATO-s do të jetë po ashtu i pranishëm.
Në samitin ku do të flitet për Ukrainën dhe sigurinë e Evropës kanë mbërritur të dielën edhe kryeministri suedez, Ulf Kristersson, kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, kryeministri i Republikës Çeke, Petr Fiala, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kryeministrja daneze Mette Frederiksen dhe kryeministri holandez Dick Schoof.