Liderët e shtatë vendeve më të industrializuara të botës kanë bërë thirrje për depërshkallëzim të situatës në Lindje të Mesme, si dhe për armëpushim në Rripin e Gazës, raporton BBC.
Përmes një deklarate të përbashkët, ata ripërsëritën përkushtimin e tyre për paqe dhe stabilitet në rajon, tek shtuan se në këtë kontekst Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u largua nga samiti më herët se liderët e tjerë.
Bazuar në raportime, Trumpi e kishte udhëzuar Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë të mblidhej menjëherë pas kthimit të tij, teksa Izraeli dhe Irani janë duke shkëmbyer sulme për ditën e pestë me radhë.
Në Shtëpinë e Bardhë bënë të ditur se presidenti amerikan pati një ditë të mrekullueshme në samit, duke thënë se u arrit shumë, përfshirë një marrëveshje tregtare midis SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.