Mediat kryesore të vendit kanë raportuar se Lee Jae-myung ka fituar zgjedhjet presidenciale të Koresë së Jugut, të parat që nga kaosi i shkaktuar atje pas shpalles së ligjit ushtarak nga ish-presidenti, Yoon Suk Yeol.
Miliona qytetarë me të drejtë vote kanë votuar të martën në zgjedhjet e parakohshme të shkaktuara nga shkarkimi i ish-presidentit Suk Yeol për shkak të përpjekjes së tij të dështuar për vendosjen e ligjit ushtarak, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe sondazhet e kanë nxjerrë Lee Jae-myung përpara Kim Moon-soo të partisë në pushtet, një ish-anëtar i kabinetit të Yoon.
Zgjedhjet janë formësuar nga pasojat e lëvizjes së shkurtër por katastrofike të Yoon në dhjetor, e cila shkaktoi protesta përçarëse dhe muaj kaosi politik.
Presidenti i ri përballet me një vend të polarizuar, biznese të shqetësuara për tarifat amerikane dhe një aleat të paparashikueshëm si Donald Trumpi.