Verdikti i plotë i gjykatës për udhëheqësen e partisë së ekstremit të djathtë në Francë “Tubimi Kombëtar”, Marine Le Pen është miratuar.
Ajo është dënuar me pesë vjet pamundësi kandidimi për poste publike, me efekt të menjëhershëm, duke e përjashtuar atë nga gara presidenciale e vitit 2027.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykatësit gjithashtu i kanë dhënë Le Penit një dënim me katër vjet burgim, nga të cilat dy vjet janë dënim me kusht dhe dy të tjera arrest shtëpiak, e po ashtu një gjobë prej 100,000 eurosh.
Pritet që Le Pen të apelojë dhe dënimi me burgim dhe gjoba nuk do të zbatohen derisa apelimet e saj të shterohen.