Botë

Lavrovi i përgjigjet Trumpit për Grenlandën

Ministri i Jashtem i Rusise, Sergej Lavrov

Foto: Associated Press

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i është përgjigjur presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke thënë se Rusia nuk ka të bëjë asgjë me Grenlandën.

Trump ka thënë se arsyeja pse do që Grenlanda të jetë pjesë e SHBA-së, është për shkak se në një të ardhme, Rusia dhe Kina mund të kenë pretendime ta pushtojnë.

Lavrov ka thënë se  nuk ka “asnjë dyshim” që Washingtoni e di se Rusia “nuk ka asgjë të bëjë” me Greenlandën.

Ministri i Jashtëm rus shtoi se nuk ka “asnjë provë” që Rusia do të pushtonte Grenlandën.

Lavrov theksoi gjithashtu se Rusia do të “monitorojë situatën serioze gjeopolitike”.