Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka thënë se Rusia nuk ka nevojë për ndihmën e Perëndimit për hetimin e sulmit që ndodhi në Moskë të premten e kaluar, e ku mbetën të vrarë më shumë se 130 persona.
“Nuk kemi nevojë për një ndihmë të tillë, e cila sigurisht se do të jetë manifestim i standardeve të dyfishta, dhe sipas të gjitha gjasave do të synojë të promovojë një teori të përshtatshme për Perëndimin se Shteti Islamik (grupi) e bëri atë, por Ukraina nuk kishte asnjë lidhje me të”, ka deklaruar Lavrov, raporton agjencia “AP”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti rus, Vladimir Putin, i cili ka deklaruar gjatë fundjavës se katër të dyshuarit e sulmit janë arrestuar teksa po mundoheshin të iknin në drejtim të Ukrainës, ka thënë po ashtu se hetuesit nuk kanë arritur të përcaktojnë se kush e ka urdhëruar sulmin.
Një degë e IS-it e ka marrë përgjegjësinë, derisa inteligjenca amerikane ka thënë se ka informata që e konfirmojnë se grupi ishte përgjegjës.
Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se inteligjenca e shtetit të tij e sheh përgjegjëse të sulmit IS-in.
Mirëpo pavarësisht kësaj, presidenti Putin, vazhdon të deklarojë se sulmuesit ishin të lidhur me Ukrainën.