Hong Kongu, një qytet kinez me 7.5 milionë banorë të cilët jetojnë kryesisht në zona urbane, ka më shumë se 700 kafene, por kurrë nuk është parë si një vend ideal për rritjen e kokrrave të kafesë. Ai ka një lidhje kulturore më të fortë me çajin dhe, përveç tajfuneve verore, çmimet marramendëse të tokës kanë bërë që për qendrën financiare të jetë më logjike të importojë pothuajse të gjitha drithërat dhe perimet sesa t’i kultivojë vetë. E lëre më kafenë.
Një makinë për pjekjen e kafesë gumëzhin si një tren në pritje, në punishten e vogël artizanale të kafesë, në ishullin Lantau në Hong Kong.
Pronari, Ringo Lam, është krenar për përzgjedhjen e gjerë të kokrrave që ofron: një kavanoz me etiketën “Etiopi” premton një përzierje shijesh “jasemini, lulesh, frutash tropikale, ananasi”. Një tjetër, nga Kolumbia, ofron nuanca “gjalpi, karameli, çokollate të zezë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor njëri dallon mbi të gjithë: “Kokrra Lantau”.
Ai kavanoz mban ëndrrën guximtare të Lam dhe dashamirëve të tjerë të kafesë për të zhvilluar të parët diçka që shumë njerëz nuk e dinin se ishte e mundur: rritjen e kafesë nën hijen e një metropoli.
Ish-sipërmarrësi i teknologjisë, tani 55-vjeçar, ka punuar ngushtë me fermerët në Lantau, një ishull i njohur për gjelbërimin dhe stilin e qetë të jetës, vetëm 30 minuta me traget nga qendra e zhurmshme e Hong Kongut, në një përpjekje për të kultivuar kokrrat e para të kafesë të vetë qytetit.
Azia prodhon disa nga kafetë më të mira në botë, kryesisht në pjesën juglindore të kontinentit, ku klima tropikale u jep vendeve si Vietnami dhe Indonezia një mjedis të favorshëm.
Në Azinë Lindore, dashuria për këtë pije është rritur jashtëzakonisht shumë gjatë dekadës së fundit. Por kushtet më pak të favorshme, sidomos periudhat vjetore të të ftohtit ekstrem, kanë penguar vende si Japonia dhe Kina të zhvillojnë prodhimin e tyre, me përjashtim të disa zonave malore me lartësi të madhe si rajoni Yunnan në Kinën kontinentale ose vargmali Alishan në Tajvan, ku Arabica premium mund të lulëzojë ende (‘Arabica Premium’ u referohet kokrrave të ‘Coffea Arabica’ me cilësinë më të lartë, që zakonisht rriten në lartësi të mëdha, nga 1,200 deri në 2,200 metra).
Lidhja kulturore me çajin
Hong Kongu, një qytet kinez me 7.5 milionë banorë të cilët jetojnë kryesisht në zona urbane, ka më shumë se 700 kafene, por kurrë nuk është parë si një vend ideal për rritjen e kokrrave të kafesë. Ai ka një lidhje kulturore më të fortë me çajin dhe, përveç tajfuneve verore, çmimet marramendëse të tokës kanë bërë që për qendrën financiare të jetë më logjike të importojë pothuajse të gjitha drithërat dhe perimet sesa t’i kultivojë vetë. E lëre më kafenë.
Prandaj, kur Lam u tregon njerëzve për planin e tij ambicioz, ai shpesh i lë ata të habitur.
“Gjithçka që ata shohin janë vende ku ndoshta nuk do të planifikonin të shkonin”, thotë Lam për CNN, duke përmendur me shaka disa shembuj. “Etiopia, Kolumbia, këto nuk janë destinacionet tuaja kryesore turistike”.
“Por papritur, kur dikush po rrit kafe kaq afër jush, ata do të pyesin: ‘A mund të rritim vërtet kafe në Hong Kong?”, shton Lam.
Përgjigjja që rezulton, është po.
Ndërsa lartësitë e mëdha mund të përmirësojnë shijen dhe kompleksitetin, është keqkuptim të mendosh se pemët e kafesë lulëzojnë vetëm atje. Ajo që përcakton rritjen e tyre është nëse rajoni ndodhet brenda të ashtuquajturit “brezi i kafesë”, rreth 25 shkallë në veri dhe jug të ekuatorit, thotë Katie Chick, instruktore e arborikulturës e përfshirë në menaxhimin e një ferme kafeje të lidhur me Universitetin e Hong Kongut. I vendosur 22 shkallë në veri të ekuatorit, qyteti ndodhet pikërisht brenda këtij brezi.
“Nga ana gjeografike, Hong Kongu është i përshtatshëm për kultivim. Thjesht na mungon pak lartësia”, thotë Chick, drejtoreshë ndihmëse e Qendrës për Shoqëri Civile dhe Qeverisje të universitetit. Ndërsa shumë nga rajonet më të famshme të kafesë në botë ndodhen mbi 1,000 metra mbi nivelin e detit, pika më e lartë e Hong Kongut është më e ulët se kaq dhe fermat e tij janë në ultësira.
Chick thotë se temperaturat ditore ndryshojnë më shumë në zonat malore, gjë që mund të nxisë më shumë reaksione biokimike në kokrra, duke sjellë një shije më komplekse.
“Por kjo nuk është kërkesa e vetme”, shpjegon ajo.
Qendra e saj drejton fermën më të madhe të kafesë në Hong Kong, me 800 pemë që prodhojnë deri në 50 kilogramë kokrra në vit. Fillimisht ishte menduar si një projekt për të ringjallur një fshat të vjetër në zonat rurale, por tani Chick dhe kolegët e saj po i shesin kokrrat në tregjet lokale.
Misioni për t’i sjellë farat përtej Paqësorit
Për Lam, gjithçka nisi gjatë një udhëtimi në Panama gjashtë vjet më parë. Ai shkoi atje për të vizituar fermerë dhe për të studiuar mënyrën si funksionon industria. Gjatë atij udhëtimi, atij iu dhanë 100 fara kafeje për t’i marrë me vete në shtëpi.
Misioni për t’i sjellë farat përtej Paqësorit nuk ishte një bast i sigurt: jo çdo farë mbin, dhe bimëve të kafesë zakonisht u duhen dy deri në tre vjet për të dhënë fruta.
“Nga ato 100 fara, dolën rreth 80 e ca”, shpjegon ai, duke treguar se si telefonoi çdo fermer që njihte në ishull, duke u kërkuar të merrnin fidanët.
Fillimisht, pesë fermerë pranuan, kujton Lam, ndërsa më vonë u bindën edhe të tjerë. Përmes provave dhe gabimeve, ata arritën t’i ruanin dhe t’i rritnin fidanët.
Tani, 25 fermerë kujdesen për rreth 400 pemë kafeje në ishullin Lantau. Në fillim të këtij viti, ata korrën sasinë më të madhe të frutave të papërpunuara të kafesë deri tani, rreth 10 kilogramë, pothuajse 10 herë më shumë se prodhimi i parë në vitin 2023.

Një takim vjetor tani mbledh fermerët lokalë të kafesë, përfshirë ata në Lantau dhe ekipin e Chick nga Universiteti i Hong Kongut për të diskutuar mënyra për të përmirësuar teknikat e tyre.
Pavarësisht suksesit, këta fermerë nuk synojnë të përmbysin tregtinë globale të kafesë, të dominuar nga Amerika Latine dhe Azia Juglindore, apo të rrëzojnë prodhuesit tradicionalë. Në fakt, shumë pak prej tyre mbështeten vetëm te shitja e kafesë për fitim, pasi kostot e larta të prodhimit e bëjnë biznesin vështirë të leverdishëm.
Prodhimi gjithashtu nuk afrohet aspak me vendet kryesore prodhuese. Rekordi prej 10 kilogramësh që Lam dhe fermerët e tjerë arritën këtë vit nuk do ta mbushte as një thes prej 60 kilogramësh, njësia bazë e tregtisë në industri.
Për krahasim, fermerët në Brazil, prodhuesi më i madh i kafesë në botë, prodhuan 63 milionë thasë të tillë vitin e kaluar, sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë.
Përmirësimi i shijes
Por shija si është? Mostrat e dy kafeve të ndryshme të rritura në Hong Kong që ka provuar ekipi i CNN-it zbuluan një pije të butë dhe të lehtë për t’u pirë, ndonëse jo të një kafeje që do të shijohej në një vend special të kafesë në qytet.
Kjo ka detyruar shumë njerëz në industrinë e sapolindur lokale të sjellin risi, duke eksperimentuar me procese të ndryshme larjeje për të përmirësuar shijen dhe duke organizuar punëtori për të rritur ndërgjegjësimin, me shpresën për të maksimizuar vlerën dhe ndikimin e prodhimeve të tyre vendase.
Mike Sim, themelues i “Seed to Cup”, një grup që promovon kafenë lokale, po tenton të lë përshtypje edhe pse kafja e prodhuar në Hong Kong nuk është shumë e njohur.
Inxhinieri i kompjuterëve ka marrë me qira një fermë në Fanling, në veri të Hong Kongut, ku punon për të përsosur kokrrat e tij ndërsa paralelisht organizon punëtori edukative.
Vitin e kaluar, ai bashkëpunoi me një barist në një konkurs për përgatitjen e kafesë për të prezantuar një përzierje që e kishte kultivuar vetë, të kombinuar me një varietet kolumbian.
Ata nuk fituan, por Sim e konsideroi si një hap të madh përpara.
“U treguam njerëzve se tani ka ferma në Hong Kong që punojnë me baristë (në këto gara)”, thotë ai, duke shtuar se këtë vit synojnë të garojnë vetëm me kokrra të rritura në vend.
Një nga fermeret e Lam në Lantau është Chan Fung-ming, e cila la punën si punonjëse sociale për të marrë përsipër fermën familjare disa vite më parë.
Ajo promovon përdorimin e kopshtarisë për të përmirësuar mirëqenien e njerëzve dhe shpreson ta përdorë kafenë për t’ua prezantuar bujqësinë të rinjve.
“Mendoj se është një mënyrë për t’i futur njerëzit në botën e kultivimit”, tregon ajo.
Krahas punishtes së tij të kafesë, Lam drejton gjithashtu një punëtori ku pjesëmarrësit mund të mbledhin fara të papëpunuara kafeje nga pemët dhe t’i përpunojnë nga fillimi, gjë që sipas tij, bën që vizitorët të ndiejnë rutinën rraskapitëse që punëtorët e fermave në vende të largëta përjetojnë çdo ditë, për ta mbajtur botën të furnizuar me kafeinë.
Qëllimi, thotë ai, është të tregojë se këta punëtorë meritojnë pagesë më të mirë, si edhe njohje për produktet e tyre karakteristike.
Gjatë këtyre punëtorive, ai ndërthur edhe pjesë nga historia e tij personale: si kaloi nga një drejtues startupi teknologjik që vlerësonte kafenenë si hobi, në një mbështetës të industrisë në orar të plotë.
Për çdo kilogram kokrrash, nga të cilat mund të përgatiten 44 filxhanë kafe, fermerët fitojnë rreth 2-3 dollarë, thotë ai, duke shtuar se kjo është diçka për të cilën shumë njerëz në qytete të mëdha si Hong Kongu rrallë janë të vetëdijshëm.
“Nuk do të kemi kurrë mjaftueshëm tokë për të (kultivuar kafe në shkallë të gjerë), por të paktën pas kësaj punëtorie dhe kësaj eksperience, njerëzit do të ndihen më të lidhur me origjinën”, thotë ai.
Dhe Lam ka vënë re disa ndryshime te njerëzit që kanë marrë pjesë në sesionet e tij.
“Zakonisht, ata e përfundojnë filxhanin”, thotë ai.
Më pas, “ndoshta janë më të gatshëm të paguajnë pak më shumë”.