Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kubanët presin me muaj për të marrë karburante pas embargos nga SHBA-ja

Kube

Foto: Associated Press

Kubanët po detyrohen të përdorin një platformë digjitale për të siguruar pak derivate për veturat e tyre, pas embargos së naftës së SHBA-së ndaj Kubës. Përveç marrjes së kufizuar të karburantit, pritja në radhë po e bën edhe më të vështirë procesin.

Platforma quhet “Ticket” dhe në ditët e fundit është bërë shpresa e vetme - ose një makth i ri për qindra mijëra shoferë kubanë që duan të marrin pak karburant, i cili është në mungesë, pas embargos së naftës të vendosur nga Shteteve të Bashkuara ndaj Kubës.

Aplikacioni, i cili mund të shkarkohet në telefonat celularë dhe gjithashtu ka një faqe interneti, është lansuar për përdorim nga autoritetet kubane për të organizuar shpërndarjen e deri në 20 litrave benzinë për një shofer, e cila paguhet në dollarë çdoherë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në teori, mekanizmi funksionon kështu: pasi të hyhet në platformë, krijohet një llogari, zgjidhet një qendër shërbimi apo pompë derivatesh, zakonisht një e afërt, dhe pritet radha. 

Jorge Reyes ishte në një pompë benzine këtë javë, duke kërkuar ndihmë për të kuptuar platformën, dhe zbuloi se kishte 7 mijë njerëz përpara tij. 

“Kur më në fund hyra në aplikacion, numri im ishte midis 200 dhe 300, nuk  e mbaj mend saktësisht. Kjo ishte disa ditë më parë, dhe sot është radha ime. Tani, në hyrjen e re që po shoh, kam 7.000 njerëz para, dhe ata ofrojnë shërbime vetëm për 50 vetura në ditë. Kur do të blej përsëri benzinë? Kjo është e pabesueshme”, është shprehur Reyes. 

Sipas shoferëve që monitorojnë aplikacionin dhe komunikojnë nëpërmjet mediave sociale, stacionet e benzinës mund të shërbejnë 50 deri në 90 vetura në ditë, krahasuar me 10,000 deri në 12,000 kërkesa që bëhen. 

Askush nuk humb terminin për mbushje të mjeteve motorike duke lënë gjithçka për të nxituar në pompën e benzinës në momentin që u vjen radha.

Më shumë se 90,000 njerëz ishin të regjistruar për pritje në të gjithë vendin, teksa Havana përbënte vëllimin më të madh të aplikimeve, sipas platformës së Rezervimeve.

“Me 20 litra nuk mund të bësh shumë, kështu që përpiqemi t’ia dalim mbanë. Kjo është situata në të cilën ndodhemi sot me benzinën. Është më e kontrolluar, por është në mungesë të madhe”, ka thënë Ariel Alonso, i vetëpunësuar.

Sikur mungesa e karburantit dhe shqetësimi për të marrë vetëm 20 litra benzinë të mos mjaftonin, shoferët duhet të paguajnë në dollarë amerikanë.

Javën e kaluar, peso kubane ka arritur nivelin më të ulët historik kundrejt dollarit amerikan në tregun informal të Kubës.

Ndërsa vendi është zhytur më thellë në një krizë ekonomike dhe energjetike gjatë pesë vjetëve të fundit, e shkaktuar kryesisht nga dekadat nën sanksione të SHBA-së ndaj Kubës, peso ka rënë bashkë me të. Në të njëjtën kohë, kombi i Karaibeve po detyrohet gjithnjë e më shumë të përdorë dollarin amerikan.

Shumë gjëra përveç karburantit tashmë shiten direkt në dollarë, edhe pse shumica e kubanëve nuk kanë të ardhura të qëndrueshme në dollarë.