Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Qalibaf, ka deklaruar se vendi i tij synon një “paqe të qëndrueshme”, disa ditë përpara skadimit të afatit të armëpushimit.
Në një intervistë televizive për mediat shtetërore iraniane, ai theksoi se megjithëse Teherani ka qëllime të mira për stabilitet afatgjatë, ekziston një mosbesim i thellë ndaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ajo që është themelore për ne është mosbesimi ndaj SHBA-së. Në të njëjtën kohë, kemi qëllime të mira dhe kërkojmë një paqe të qëndrueshme — një paqe që parandalon përsëritjen e luftës,” u shpreh Qalibaf.