Kryeministri i Libanit, Najib Mikati, ka thënë se sulmet e fundit ajrore izraelite në vendin e tij mund të shkaktojnë “zhvendosje masive”, raporton “BBC”.
“Numri i personave të zhvendosur...mund të arrijë deri 1 milion”, i ka thënë Mikati gazetarëve, pas mbajtjes së një mbledhje emergjente të kabinetit të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMikati thotë se ka pasur “një influks të madh” të njerëzve që kanë ikur nga jugu i Libanit dhe nga Lugina Beeka në lindje. Ai ka shtuar se numër i madh i të zhvendosurve nuk janë libanezë.
Komentet e tij erdhën ndërsa Agjencia e Ushqimit e OKB-së ka thënë se ka nisur një operacion emergjent për të ofruar ndihma për deri 1 milion persona.