Kina mund të luajë rol kyç në përfundimin e luftës në Ukrainë, ka deklaruar kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo, gjatë një vizite zyrtare në Pekin, raportoi të martën Reuters.
Duke folur për gazetarët të martën, Orpo u shpreh se Kina dhe presidenti i saj, Xi Jinping, kanë mundësinë të ndikojnë drejtpërdrejt te presidenti rus Vladimir Putin, duke bashkëpunuar me Rusinë për ndaljen e konfliktit.
Sipas Orpos, ndikimi politik dhe ekonomik i Kinës e vendos atë në një pozitë të veçantë për të nxitur një zgjidhje paqësore të luftës në Ukrainë, e cila ka shkaktuar pasoja të rënda humanitare dhe gjeopolitike në Evropë dhe më gjerë.
Presidenti kinez Xi Jinping deklaroi të martën se i ka thënë kryeministrit finlandez që Kina dhe Finlanda duhet të mbështesin një sistem ndërkombëtar të përqendruar te Kombet e Bashkuara.