Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka biseduar në telefon të mërkurën me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të shprehur mbështetjen e tij për “liderin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës”, pas komenteve të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili e kontestoi legjitimitetin e tij dhe kërkoi zgjedhje të reja në Ukrainë, ka raportuar BBC.
Në vazhdën e bisedës së tyre, Starmeri i ka thënë Zelenskyt që është “plotësisht e arsyeshme që të suspendohen zgjedhjet gjatë kohës së luftës, ashtu siç ka bërë Britania e Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyra e Kryeministrit ka thënë gjithashtu se Starmer e ka ritheksuar përkrahjen e tij për përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të arritur një paqe të qëndrueshme në Ukrainë, që do të parandalonte çdo agresion rus në të ardhmen.