Kryebashkiaku i Bukureshtit, Nicusor Dan, është rrugës për të fituar presidencën rumune pas balotazhit presidencial të zhvilluar në Rumani të dielën.
Zgjedhjet janë vëzhguar nga afër në të gjithë Evropën në mes të rritjes së mbështetjes për presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Sondazhet e daljes treguan se Dan ka 55% të votave, duke shënuar një ngritje në minutën e fundit, pas disa javësh që George Simion, një mbështetës i djathtë i Trumpit, ishte parë si fitues i sigurtë.
Dan ka bërë fushatë me një zotim për të luftuar korrupsionin e shfrenuar dhe për ta mbajtur Rumaninë fort brenda rrjedhës kryesore evropiane.
Rezultatet zyrtare për balotazhin e Rumanisë pritet të dalin më vonë të dielën.
Numërohen mbi 90% e votave në Rumani, prin Nicusor Dan
Më shumë se 90% e votave janë numëruar në Rumani dhe Nicusor Dan, kryebashkiaku liberal i Bukureshtit, po vazhdon të kryesojë më bindshëm se në fillim të numërimit, ndaj kundërkandidatit të tij, ultranacionalistit, George Simion.
Ai ka pothuajse 54% të votave ndërsa George Simion, kreu nacionalist i partisë së ekstremit të djathtë Aleanca për Bashkimin e Rumunëve (AUR), ka 46%, raporton BBC.
Por deri më tani numërimi nga votuesit e diasporës rumune është shumë prapa dhe Simion po i mbështet shpresat e tij tek votat në Spanjë, Mbretëri të Bashkuar, Gjermani, Francë dhe Itali për të rritur numrin e tij siç bënë në rundin e parë.