Kroacia do ta rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak dymujor duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Ivan Anusic.
Lëvizja vjen mes tensioneve të rritura në Evropë pas agresionit rus në Ukrainë, si dhe grumbullimit ushtarak në Ballkan, raportoi AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShërbimi i detyrueshëm ishte pezulluar në vitin 2008 kur shteti kaloi në sistem të shërbimit vullnetar.
“Rritëm pagat e ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve, të drejtat e tyre materiale jo vetëm përmes të ardhurave personave, por edhe përmes pagave ditore dhe gjithçkaje që u takon”, ka thënë ministri.
Shtete të tjera në Evropë po marrin në konsideratë masa të ngjashme ose veçse kanë rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në përgjigje të ngritjes së tensioneve rajonale.
Vitin e kaluar, Letonia riktheu shërbimin. Serbia, rivali më i madh i Kroacisë në Ballkan, po mendon gjithashtu ta riaktivizojë rekrutimin.