Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se qëllimi zyrtar i luftës ndaj Hamasit tani është kthimi i sigurt i banorëve në veri të shtetit.
Vendimi u mor nga kabineti i sigurisë të hënën në mbrëmje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRreth 60 mijë njerëz ishin evakuuar nga veriu i Izraelit për shkak të sulmeve të Hezbollahut nga Libani.
Luftimet në zonën kufitare shpërthyen më 8 tetor të vitit të shkuar – një ditë pas sulmit të Hamasit në Izrael – kur Hezbollahu shtiu në drejtim të izraelitëve, në solidaritet me palestinezët.
“Kabineti i sigurisë ka përditësuar objektivat e luftës si në vazhdim: Rikthimi i banorëve të veriut në mënyrë të sigurt në shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftimin e kabinetit.
Më herët të hënën, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, u shpreh se mënyra e vetme për t’i kthyer banorët e veriut është “përmes aksionit ushtarak”.
“Mundësia për marrëveshje po përfundon pasi Hezbollahu po vazhdon ta lidhë veten me Hamasin dhe po refuzon t’i japë fund konfliktit. Prandaj, e vetmja rrugë e mbetur për të siguruar rikthimin e komuniteteve të Izraelit verior në shtëpitë e tyre, do të jetë ndërhyrja ushtarake”, ka thënë Gallant në një takim me të dërguarin e SHBA-së, Amos Hochstein.