Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar të premten se një takim midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në lidhje me marrëveshjen e paqes në Ukrainë është i mundur, dhe se do të organizohet kur i dërguari i posaçëm i Trumpit, Steve Witkoff, do t’ia transmetoj të gjitha informatat e nevojshme shefit të tij.
Witkoff ishte në vizitë zyrtare në Moskë të enjten dhe autoritetet ruse kanë konfirmuan takimin e tij me presidentin Vladimir Putin si dhe me zyrtarë të tjerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPeskov ka thënë para gazetarëve se “kur zotëri Witkoff t’ia transmetoj të gjitha informacionet presidentit Trump, ne do ta përcaktojmë kohën e takimit (midis Trumpit dhe Putinit), shkruan The Guardian.
“Ka një dakordim nga të gjitha palët se një diskutim i tillë është i nevojshëm. Ka arsye për të qenë optimistë por me dozë të kujdesit”, ka shtuar Peskov.
Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar presidentin rus se pohimi i tij mbi marrëveshjen e armëpushimit ishte “shumë manipulativ”, duke thënë se Putini po bënte gjoja thuajse dëshiron ta pranojë, dhe se sipas Zelenskyt “ai është, në fakt, duke u përgatitur që ta refuzojë armëpushimin”.
“Putini e bën këtë shpeshherë – ai nuk të thotë ‘jo’ menjëherë, por i zvarrit gjërat dhe i bën zgjidhjet racionale të duken si të pamundura”, ka shtuar ai.