Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar të premten se lufta në Ukrainë është çështje ekzistenciale për Rusinë, pas krahasimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se të dyja vendet po sillen si “fëmijë të vegjël që zihen si të çmendur në një park”, ka shkruar Reuters.
“Ndonjëherë sheh dy fëmijë të vegjël që zihen si të çmendur, ata e urrejnë njëri-tjetrin dhe po zihen në një park”, kishte thënë Trumpi të enjten. “Ndonjëherë është më mirë nëse i lejon të zihen edhe për pak kohë dhe pastaj t’i ndash nga njëri tjetri”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pyetur rreth këtyre komenteve nga gazetarët, Peskov ka theksuar se pavarësisht pikëpamjes së presidentit amerikan mbi luftën, çështja e Ukrainës është ekzistenciale për Rusinë.
“Sigurisht, se presidenti amerikan mund të ketë pikëpamjen e tij mbi atë se çfarë është duke ndodhur, por për ne kjo është çështje ekzistenciale - kjo është një çështje e interesave tona kombëtare, kjo është një çështje e sigurisë sonë dhe e së ardhmes sonë dhe të fëmijëve tanë, e së ardhmes së vendit tonë”, ka shtuar ai.
Mes tjerash, Peskov i ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa i përket përpjekjeve të tyre ndërmjetësuese, dhe ka përsëritur se është e rëndësishme që kontaktet me Washingtonin të vazhdojnë.