Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka mohuar se një dron rus e ka goditur centralin bërthamor të shkatërruar të Çernobilit të premten.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të premten se droni rus ka goditur mburojën e centralit bërthamor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPeskov ka thënë se nuk ka informacione të sakta lidhur me çështjen.
“Por, një gjë e di: nuk mund të bëhet fjalë për sulme të kryera në infrastrukturën bërthamore ose objekte të energjisë bërthamore. Prandaj, çdo pretendim për këtë, nuk është i vërtetë”, ka thënë Peskov.
Ndërsa ka shtuar se, ushtria ruse nuk e bën një gjë të tillë.
“Me shumë gjasë, ky është një tjetër provokim”.