Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Konfrontimi ushtarak duket i pashmangshëm nëse s’ka marrëveshje me Iranin, thotë Franca

Jean-Noel Barrot

Foto: Associated Press

Ministri i Jashtëm i Francës ka paralajmëruar të mërkurën se nëse fuqitë botërore nuk do të munden që shpejt të arrijnë një marrëveshje të re me Iranin mbi programin e tij bërthamor, atëherë një konfrontim ushtarak duket “pothuaj i pashmangshëm”.

Duke folur pas takimit të rrallë të kabinetit qeveritar me presidentin Emmanuel Macron, Jean-Noel Barrot dukej se rriti presionin ndaj Teheranit me deklaratat e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Macroni ka mbledhur të mërkurën ministrat kyç dhe ekspertët për të diskutuar për Iranin, mes tensioneve në rritje mes Teheranit dhe presidentit amerikan, Donald Trump, raportoi Reuters.

Një mbledhje e tillë kabineti dedikuar një teme specifike është e rrallë në Francë dhe tregon për shqetësimet në ngritje mes aleatëve evropianë të Washingtonit se SHBA-ja dhe Izraeli mund të nisin sulme ajrore në objektet bërthamore të Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje së shpejti.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka forcuar kapacitetet ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme me më shumë avionë luftarakë, ka thënë Pentagoni të martën. Ndërkohë, SHBA-ja ka nisur një fushatë bombardimi kundër grupit Houthi që kontrollon shumicën e Jemenit dhe mbështetet nga Irani.

Një zyrtar i lartë evropian ka thënë se strategët kanë ngrehur shqetësimin nëse kjo fushatë është shenjë paralajmëruese e SHBA-së për një goditje mbi Iranin në muajt në vijim.

Trumpi, i cili e ka nxitur liderin suprem iranian të angazhohet menjëherë në negociata, ka kërcënuar Iranin të dielën me bombardim dhe tarifa të tjera nëse nuk dakordohet për një marrëveshje për programin bërthamor.