Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Komisioni Evropian do të ngre padi ndaj Gjermanisë dhe Italisë

Padi ndaj Gjermanisë e Italisë

Komisioni Evropian ka bërë të ditur të enjten se kishte vendosur t'i padiste Gjermaninë dhe Italinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (ECJ) me arsyetimin se praktikat e tyre diskriminonin punëtorët e lëvizshëm.

Në të dy vendet, vitet e fundit, janë prezantuar skemat për shtesat familjare, që ishin më të vogla për disa grupe punëtorësh sesa për të tjerët, raporton Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Itali, punëtorët duhej të jenë banorë të një vendi për të paktën dy vjet për t'u kualifikuar për përfitimin, ndërsa në Gjermani shtesat ishin më të vogla për punëtorët që kishin fëmijë që banonin në vendet e Bashkimit Evropian ku kostoja e jetesës ishte më e ulët.

“Një nga parimet themelore të BE-së është që njerëzit të trajtohen në mënyrë të barabartë pa asnjë dallim në bazë të kombësisë”, thuhet në një deklaratë të Komisioni Evropian.

"Duke ndjekur këtë parim bazë, punëtorët e lëvizshëm të BE-së që kontribuojnë në të njëjtën mënyrë në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe paguajnë të njëjtat taksa si punëtorët vendas, kanë të drejtë për të njëjtat përfitime të sigurimeve shoqërore”, thuhet më tej në deklaratë.