Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se Ukrainës mund t’i duhet të heqë dorë nga territore të saj si pjesë e një marrëveshje paqeje me Rusinë, mes presionit në rritje nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të pranuar koncesione territoriale.
“Një prej skenarëve është... të jepet territor. Nuk është e drejtë. Por për paqen, paqen e përkohshme, ndoshta mund të jetë një zgjidhje, e përkohshme”, ka thënë ai për BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, ai ka theksuar se ukrainasit “kurrë nuk do të pranonin okupimin” nga Rusia.
Klitschko ka shtuar se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mund të detyrohet të bëjë “zgjidhje të dhimbshme” për ta arritur paqen.
Kur u pyet nëse Zelensky e ka diskutuar këtë çështje me të, ai u përgjigje “Jo”.
“Presidenti Zelensky e bën këtë vetë. Nuk është funksioni im”.