Ushtria kineze ka nisur stërvitjet treditore në kufi me Tajvanin. Qeveria tajvaneze ka njoftuar se Kina ka dërguar dhjetëra luftanije dhe aeroplanë në kufi me Tajvanin.
Këto stërvitje ushtarake të Kinës kanë nisur në shenjë hakmarrjeje ndaj vizitës së Kryetarit të Dhomës të SHBA-së, Kevin McCarthy.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPekini ishullin e vetëqeverisur e cilëson si territor të Kinës. Ministria e Mbrojtjes në Tajvan ka deklaruar se veprimet e Kinës jo vetëm se cenojnë paqen dhe stabilitetin, por kanë ndikim negativ në sigurinë rajonale.
Tajvani është ndarë nga Kina pas luftës civile të vitit 1949.
Partia Komuniste në Kinë ka deklaruar se ishulli është i obliguar t’i bashkohet territorit kinez, nëse është e nevojshme edhe me forcë.
Pekini ka thënë se kontaktet me zyrtarët e huaj që bëjnë thirrje për pavarësinë zyrtare të Tajvanit, janë hapa që mund ta nisin luftën.