Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina kritikon ndalesën e SHBA-së për regjistrim të studentëve të huaj në Harvard

Harvard

Qeveria kineze ka njoftuar të premten se vendimi i administratës Trump për të ndaluar studentët e huaj që të regjistrohen në universitetin e Harvardit, dëmton seriozisht prestigjin ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton AP.

Dy prej komuniteteve më të mëdha të studentëve në Universitetin e Harvardit, janë studentët kinezë dhe ata indianë. Harvardi pati pranuar 6,703 studentë të huaj në të gjitha programet e tij gjatë vitit 2024, teksa 1,203 prej tyre ishin nga Kina dhe 788 nga India.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vendimi i administratës Trump, që u bë publik të enjten, ishte temë shumë e diskutuar në rrjetet sociale kineze. 

Transmetuesi publik në Kinë (CCTV) ka ngritur pikëpyetje nëse SHBA-ja do të vazhdojë të jetë destinacioni kryesor i studentëve ndërkombëtarë, duke nënvizuar se Harvardi ka për ta paditur tashmë ekzekutivin në gjykatë.

“Bashkëpunimi arsimor me Shtetet e Bashkuara sjell përfitime të ndërsjella, dhe Kina e kundërshton politizimin e këtij procesi”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning.

“Veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara do të dëmtojnë vetëm imazhin e tyre dhe kredibilitetin ndërkombëtar”, ka shtuar ajo.

Si kundërpërgjigje, universitetet në Hong Kong kanë ofruar mundësi për studentët e prekur, ndërsa disa institucione të tjera, si Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Hong Kong, kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar ata që janë të prekur nga ky vendim.

Ky zhvillim është pjesë e një tendence më të gjerë të tensioneve midis SHBA-së dhe Kinës në lidhje me politikat e vizave për studentët dhe shqetësimet për sigurinë në Amerikë, duke çuar në një zhvendosje të preferencave të studentëve kinezë drejt destinacioneve të tjera si Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Singapori.