Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina i quan tarifat e SHBA-së "ngacmim"

Kina

Kërcënimet dhe presioni nuk janë mënyra e duhur për t'u marrë me Kinën, ka deklaruar të hënën zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian.

Ai i ka përshkruar "tarifat reciproke" të presidentit amerikan Donald Trump si një "ngacmim".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Tarifat janë unilateralizëm tipik dhe proteksionizëm, dhe ngacmim ekonomik", ka thënë Jian në një konferencë të rregullt për shtyp, duke shtuar se tarifat e SHBA-së në emër të reciprocitetit i shërbejnë vetëm interesave të saj në kurriz të vendeve të tjera, raporton Reuters.

Javën e kaluar, Trumpi ka prezantuar një tarifë shtesë prej 34% për mallrat kineze si pjesë e taksave të larta të vendosura ndaj shumicës së partnerëve tregtarë të SHBA-së, duke e çuar totalin e tarifave ndaj Kinës këtë vit në 54%. Kina është kundërpërgjigjur me një sërë kundërmasash.

"Abuzimi i tarifave nga Shtetet e Bashkuara është i barabartë me privimin e vendeve, veçanërisht atyre në Jugun Global, nga e drejta e tyre për zhvillim”, ka thënë Lin, duke përmendur një hendek në rritje midis të pasurve dhe të varfërve në çdo vend dhe vendeve më pak të zhvilluara që vuajnë një ndikim më të madh.

“Të gjitha vendet duhet të mbështesin konsultimin, ndërtimin dhe ndarjen e përbashkët dhe multilateralizmin e vërtetë", ka shtuar ai.

Lin u ka kërkuar gjithashtu vendeve që të kundërshtojnë së bashku të gjitha format e unilateralizmit dhe proteksionizmit, dhe të mbrojnë sistemin ndërkombëtar dhe sistemin shumëpalësh tregtar sipas vlerave të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore të Tregtisë.