Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u zotua se vendi i tij do të “mbështesë pa asnjë ndryshim” luftën e Rusisë në Ukrainë, njoftoi media shtetërore verikoreane të shtunën, raporton AP.
Një delegacion ushtarak rus i kryesuar nga ministri i Mbrojtjes Andrei Belousov mbërriti në Korenë e Veriut të premten, mes shqetësimeve në rritje ndërkombëtare për zgjerimin e bashkëpunimit të dy vendeve pas vendimit për të dërguar mijëra trupa në Rusi muajin e kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve Koreane (KCNA), Kim dhe Belousov arritën “një konsensus të kënaqshëm” për një numër çështjesh kyçe.
Kim tha se Koreja e Veriut “do të mbështesë pa ndryshim politikën e Federatës Ruse për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial nga lëvizjet e imperialistëve për hegjemoninë”.