Botë

Kili alarmohet për cunami pas tërmetit

Kili

Shteti i Kilit ka paralajmëruar qytetarët për mundësi cunami pas tërmetit që goditi shtetin në zonën jugore.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të evakuohen nga zonat e rrezikuara.

Paralajmërimi erdhi pas tërmetit 7.4 shkallësh që goditi Argjentinën në orën 13:58 sipas kohës lokale.

Paslëkundjet janë ndier në tërë rajonin.

“Ju bëjmë thirrje për evakuim nga bregu në rajonin Magallanes”, ka shkruar në X presidenti kilian Gabriel Boric.