Botë

Këshilltarët evropianë për sigurinë mbërrijnë në Kiev. Diskutojnë paqen dhe të ardhmen ekonomike

Këshilltarët evropianë për sigurinë mbërrijnë në Kiev.

Foto: Associated Press

Këshilltarë evropianë për sigurinë kombëtare mbërritën të shtunën në Kiev për të diskutuar propozimet e fundit për paqen dhe të ardhmen ekonomike të Ukrainës, ndërsa janë intensifikuar përpjekjet diplomatike të udhëhequra nga SHBA-ja, për të përfunduar konfliktin që ka nisur gati katër vjet më parë. 

Bisedimet ndodhin para një takimi të planifikuar javën e ardhshme mes Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderëve evropianë. 

Zëvendëskryeministri ukrainas për Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik, Taras Kachka, tha se ka një marrëveshje që siguron rreth 800 miliardë dollarë për kompensime ndaj individëve, rindërtimin dhe rikuperimin e përgjithshëm të Ukrainës, si dhe për stabilitetin makro-financiar. 

Të martën e kaluar, Zelensky njoftoi planet për takime me zyrtarë nga rreth 30 vende që bëjnë pjesë në grupin e shteteve “Koalicioni i Vullnetit”, që mbështesin përpjekjet e Ukrainës për të përfunduar konfliktin me Rusinë në kushte të pranueshme. 

Raundi i takimeve të së shtunës do të pasojë një takim mes liderëve të këtyre vendeve të martën në Paris.