Ministri francez i Drejtësisë, Gerald Darmanin, i ka pranuar të hënën mangësitë në sigurinë e mbrojtjes së Luvrit, të cilat çuan në vjedhjen e stolive perandorake nga grabitësit, të dielën në mes të ditës nga muzeu i famshëm i Parisit.
"Ajo që është e sigurt është se kemi dështuar, pasi njerëzit arritën të parkonin një vinç mobiljesh në mes të Parisit, t'i largonin njerëzit brenda disa minutash për të rrëmbyer stoli të paçmuara dhe t'i jepnin Francës një imazh të tmerrshëm", ka thënë ai për radion France Inter.
Grabitja, të cilën disa gazeta e kanë quajtur "grabitja e shekullit", i ka dhënë Francës një imazh të keq, sipas Darmanin.
"Të gjithë francezët ndihen sikur janë grabitur”, është shprehur ai.
Luvri do të mbetet i mbyllur të hënën për të dytën ditë radhazi.