Policia jep detaje për të dyshuarin për sulmin në Manchester

4 o. më parë / 2 tet 2025 22:51
Sinagoga - Manchester - vrasje

Policia ka dhënë detaje për personin e dyshuar për sulmin e të enjtes në sinagogë në Manchester. 
Në sulm u vranë dy persona, ndërsa u vra edhe sulmuesi i dyshuar. Policia thotë se bëhet fjalë për 35-vjeçarin Jihad Al-Shamie, raporton "BBC". 

Sipas policisë ai ishte shtetas britanik me prejardhje siriane. 

Po ashtu tre të dyshuar tjerë janë në paraburgim. Dy janë burra në të 30-tat dhe një grua në të 60-tat. 
 

Dy të vdekur dhe tre të tjerë në gjendje të rëndë nga sulmi në Manchester

13 o. më parë / 2 tet 2025 13:18
Manchester

Dy persona kanë vdekur nga sulmi me veturë dhe me thikë në një sinagogë të Manchesterit të enjten, ka bërë të ditur policia.

Tre persona të tjerë raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Fillimisht u raportuar për katër të plagosur. 

I dyshuari për sulmin është po ashtu i vdekur pasi është qëlluar nga policia. 

Nuk dihet ende motivi i sulmit.