Pas samitit në Londër të organizuar për Ukrainën, kryeministri britanik, Keir Starmer, ka thënë se vendet evropiane kanë rënë dakord që të punojnë në një plan që do të ndalte luftën, e ky plan do të diskutohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ata ta çojnë përpara, ka raportuar BBC-ja.
Sipas kryeministrit, janë dakorduar për katër pika: të ndihmohet Ukraina ushtarakisht, të jetë Kievi në tryezë diskutimi për paqe, liderët evropianë të synojnë pengimin e secilit pushtim të ardhshëm rus dhe të formohet një koalicion për të garantuar paqen në Ukrainë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu, Starmer ka shtuar se do t'ia ndajë Ukrainës 2.1 miliardë dollarë për të blerë raketa.
Kryeministri britanik ka shtuar se është e nevojshme ndihma amerikane për të garantuar paqen mes Rusisë e Ukrainës.