Një sulm kibernetik ndaj një ofruesi shërbimesh për sistemet e regjistrimit dhe hipjes në aeroplan ka ndërprerë operacionet në disa aeroporte kryesore evropiane, përfshirë Heathrow të Londrës, Bruksel dhe Brandenburg të Berlinit, duke shkaktuar vonesa dhe anulime fluturimesh të shtunën, shkruan The Guardian.
“Collins Aerospace”, e cila ofron sisteme regjistrimi dhe hipjeje për disa linja ajrore në shumë aeroporte në nivel global, ka probleme teknike që mund të shkaktojë vonesa për pasagjerët që nisen, ka thënë të shtunën aeroporti Heathrow i Londrës.
Sulmi ka bërë që sistemet e automatizuara të mos funksionojnë, duke lejuar vetëm procedurat manuale të regjistrimit dhe hipjes në aeroplan, ka thënë aeroporti i Brukselit në faqen e tij të internetit.
Aeroporti i Brandenburgut në Berlin njoftoi për pritje më të gjata për shkak të një problemi teknik te një ofrues sistemi që operon në të gjithë Evropën dhe se po punohet për një zgjidhje të shpejtë.