Kancelari gjerman, Friedrich Merz, përballet me një detyrë delikate të martën, kur të vizitojë Washingtonin për një takim me presidentin Donald Trump, një takim tashmë i mbuluar nga hija e sulmeve amerikano – izraelite, që kanë lënë të vdekur udhëheqësin Suprem të Iranit, Ali Khamenei, gjatë fundjavës.
Merzi do të jetë lideri i parë evropian që takohet me Trumpin që nga fillimi i operacionit, i cili ka bllokuar një nga rrugët kryesore botërore të transportit të naftës dhe ka zhytur transportin ajror global në kaos.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dielën, Merzi, i cili është kthyer nga Kina javën e kaluar, nuk ka shprehur kritika, por nuk gjithashtu nuk e ka mbështetur plotësisht operacionin, për të cilin kritikët e Trumpit kanë thënë se u ndërmor pa shpjegim të mjaftueshëm dhe pa bazën e nevojshme ligjore sipas së drejtës ndërkombëtare.
“Ne e kuptojmë dilemën”, ka thënë ai, duke shpjeguar se përpjekjet e përsëritura gjatë dekadave të fundit nuk e kanë penguar Iranin të përpiqet të sigurojë armë bërthamore apo të shtypë popullin e vet.
“Prandaj, nuk do t’u mbajmë leksione partnerëve tanë për sulmet e tyre ushtarake kundër Iranit.
Pavarësisht të gjitha dyshimeve, ne ndajmë shumë nga qëllimet e tyre”, ka shtuar ai.
Të dielën, Merzi i është bashkuar presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrit britanik Keir Starmer duke deklaruar se ishin të gatshëm të punonin me Shtetet e Bashkuara “për të mbrojtur interesat tona dhe ato të aleatëve tanë në rajon”.
Megjithatë, lufta ka nxjerrë sërish në pah se sa shumë Evropa është lënë mënjanë nga Uashingtoni në operacione strategjike që ndikojnë drejtpërdrejt sigurinë dhe prosperitetin e saj.
Vizita e Merzit pritet të dominohet nga përpjekjet për të riformësuar marrëdhëniet transatlantike të Gjermanisë, pas kritikave të ashpra të administratës Trump ndaj Evropës gjatë vitit të kaluar për çështje që variojnë nga shpenzimet e mbrojtjes te tregtia dhe politika e emigracionit.
Merz, një atlantist i përjetshëm, ka thënë se Evropa duhet të pranojë se bota ka hyrë në një epokë të re rivaliteti, ku duhet të qëndrojë më shumë në këmbët e veta. Megjithatë, ai është treguar i kujdesshëm të mos mbyllë derën ndaj aleancës me SHBA-në.