Një rrjet i grupeve ekstremiste në aplikacionin Telegram, që pretendohet se ka lidhje me Rusinë, është duke inkurajuar banorët e Britanisë së Madhe të kryejnë sulme të dhunshme kundër xhamive dhe myslimanëve, në këmbim të pagesës me kriptovaluta, raporton The Guardian.
Këto grupe janë akuzuar për grafite me përmbajtje islamofobe në xhami dhe shkolla të ndryshme nëpër pjesët lindore dhe jugore të Londrës. Policia britanike ka deklaruar se është duke i hetuar incidentet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProvat që i asociojnë grupet me Rusinë, përfshijnë së pari përdorimin e alfabetit cirilik në disa prej mesazheve të shkëmbyera midis anëtarëve, që sugjeron se ato janë përkthyer nga gjuha ruse, së dyti shpërndarja e materialeve propagandistike kundër Ukrainës edhe nëpër grupe të tjera në Telegram.
Grupet e njëjta gjithashtu kanë shpërndarë materiale në formë të PDF-së, me instruksione për bërjen e bombave dhe dizajne të printuara të armëve. Në javët e fundit, ka paralajmërime të vazhdueshme se grupet në fjalë po bëjnë thirrje për sulme me thikë mbi komunitetin mysliman.
Shqetësimet për rrjetin e këtyre grupeve, që kanë qenë veçanërisht të përqendruar në nxitjen e sentimentit anti-mysliman, shfaqen në kohën kur ka pasur një rritje të sulmeve islamofobike në Britani – që u rritën me 73% në vitin 2024. Një bombë e rreme u la gjithashtu jashtë një xhamie në pjesën veriore të Londrës javën e kaluar.
Ekziston një frikë racionale se Rusia po tenton të polarizojë shoqërinë britanike por edhe shoqëritë e tjera perëndimore nëpërmjet fushatave digjitale që kanë për qëllim të instrumentalizojnë tensionet etnike dhe fetare.