Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kanadaja në zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryeministri i ri kanadez, Mark Carney

Kryeministri kanadez, Mark Carney

Kanadaja do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të mbahen më 28 prill.

Mark Carney, kryetar i Partisë Liberale, ka thënë se i duhet një mandat i qartë për t'u marrë me presidentin amerikan, Donald Trump, derisa u shpreh se “ai do të na thyejë në mënyrë që Amerika të në zotërojë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Carney do të përballet me konkurrentët Pierre Poilievre, kryetar i Partisë Konservatore, Jagmeet Sigh i Partisë së Re Demokratike dhe Yves-François Blanchet - lideri i Bllokut Québécois.

Kandidatët kanë thënë se SHBA-së do t'i qasen si udhëheqës të vendosur dhe të fortë.

Kjo vjen pasi raportet mes SHBA-së dhe Kanadasë kanë rënë poshtë, si pasojë e një lufte tregtare që presidenti Trump nisi kundër këtij shteti.

Ai është shprehur se synon që Kanadanë ta bëjë shtetin e 51-të të Amerikës.