Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Kaja Kallas, ka komentuar përplasjen në mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ajo ka shkruar se “Ukraina është Evropë, ne qëndrojmë me Ukrainën, do të rrisim mbështetjen tonë për Ukrainën që ata të mund të vazhdojnë të luftojnë agresorin”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot u bë e qartë se ‘bota e lirë’ ka nevojë për një lider të ri, është mbi neve, evropianët, të marrim këtë sfidë”, ka shkruar Kallasi.