Shefja për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar se Rusia është duke u bërë përherë e më e rrezikshme, pasi gjatë ditës tre avionë luftarakë të saj kanë hyrë pa leje në hapësirën ajrore të Estonisë.
Kallas, e cila më herët ka qenë kryeministre e Estonisë, ka theksuar se me veprime të këtilla Rusia është duke testuar se sa larg mund të shkojë.
Ajo, gjatë një konference shtypi nga vizita e saj në Brazil, ka theksuar se tani BE-ja nuk duhet të shfaqë shenja dobësie, pasi që tha se ato vetëm sa e ftojnë Rusinë që të bëjë më shumë.
Ministria e jashtme estoneze njoftoi se tre avionë luftarakë rusë, të tipit MiG-31, hynë në hapësirën e saj ajrore, vetëm disa orë pasi Komisioni Evropian e propozoi pakon e 19-të të sanksioneve ndaj Moskës, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Në ministria e Jashtme në Talin thanë se avionët qëndruan në hapësirën ajrore estoneze për 12 minuta.
Teksa zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, konfirmoi se aeroplanë të forcave të Aleancës Veriatlantike i detyruan avionët rusë që të kthehen prapa.
Ndërhyrja ruse në hapësirën ajrore të Estonisë ka ndodhur pak javë pasi dronë rusë hynë në hapësirat ajrore të Polonisë dhe të Rumanisë, që sikurse Estonia, janë anëtare të NATO-s.